Roni dhe Barbara, një çift pensionist nga Kolorado e SHBA-së, po e inaugurojnë pensionin e tyre duke vizituar Shqipërinë, dhe madje po e konsiderojnë seriozisht që të jetojnë këtu, sikurse rreth 20 mijë të huaj të tjerë që jetojnë aktualisht në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.
“Gjithmonë kemi dashur të vizitojmë Europën dhe po shikonim opsionet më të mira. Në vendet e zonës Shengen mund të qëndrojmë vetëm 90 ditë, ndërsa politikat në Shqipëri na lejojnë të qëndrojmë shumë më gjatë. Pasi morëm në shqyrtim disa vende, zgjodhëm Shqipërinë sepse gjetëm plazhe shumë të bukura, njerëz miqësorë dhe çmime të favorshme. Kjo është arsyeja pse Shqipëria, dhe jo vendet e tjera”, tha Roni Griffin.
“Shqipëria është shumë ekonomike për ne që jemi në pension, dhe me fuqinë tonë blerëse mund të marrim shumë mallra dhe shërbime”. Deklaroi Barbara Hoglund.
Çfarë ata e shohin surprizuese është mënyra e pagesës që në Shqipëri është shumë e theksuar metoda me cash.
“Të jem i sinqertë, është pak shqetësuese që nuk mund të paguash gjithmonë me kartë. Por ne shkojmë në ATM, tërheqim para dhe vazhdojmë pagesat me cash, tha turisti”, Roni Hoglund.
“E kuptojmë që bizneset këtu preferojnë më shumë pagesat me cash. Edhe pse ne do të donim të paguanim më shpesh me kartë, nuk kemi problem, cash-i është gjithmonë praktik dhe jemi të përgatitur për këtë”, u shpreh Barbara Griffin.
Në fillim të vitit të ardhshëm, çifti i pensionist do të zhvendoset drejt jugut për të vazhduar eksplorimin dhe për të gjetur vendin ideal për të jetuar në Shqipëri.





