E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Çifti Almeda e Tolgahan realizojnë setin e parë fotografik të djalit

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan u bënë prindër të një djali pak ditë më parë.

 

Prindërit duket se kanë vendosur që të voglin e tyre ta mbajnë larg vëmendjes mediatike të paktën për momentin dhe pavarësisht kuriozitetit të publikut, foto të Efehan nuk janë publikuar akoma.

 

Reklamë

Pak orë më parë ish-Miss Shqipëria ka zbuluar se po realizon setin e parë fotografik të bebit dhe ka treguar me disa foto pak nga prapaskenat. Nën kujdesin e një stafi profesionist në Turqi, Almeda ka publikuar ndjesitë që po përjeton me Efehan.

 

Ndërkohë që nga momenti që është bërë nënë, bukuroshja e ekranit është distancuar nga rrjetet sociale dhe vëmendja mediatike për të shijuar ditët pranë djalit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë