Subscribe

Nëse hyn në Muzeun Historik Kombëtar apo në Galerinë Kombëtare të Arteve, do të duhet të mjaftoheni duke shëtitur e shijuar artin që gjendet në pavijone të ndryshme. Veprat ashtu sikurse në të gjithë botën shoqërohen me dixhitura që rrëfejnë emrin e veprës, autorin, maksimumi edhe ndonjë vit. Në këto kënde arti të kryeqytetit mungon ciceroni, një njohës që mund t’u rrëfejë diçka më shumë vizitorëve. Galeritë në Europë kanë zgjedhur një mënyrë më efikase për veprat më të mira të fondit të tyre, ciceronin virtual, thënë ndryshe një aplikacion në celular që rrëfen gjithçka sheh syri i vizitorit.
Elton Koritari: Do të ndodhë shumë shpejt edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, falë punës së disa studentëve dhe projekt-idesë që Ministria e Kulturës shfaqi një vit më parë.
Po si do të funksionojë ky aplikacion? Nertila Hoxha siguron se ky cicëron virtual nuk do të lërë vend për abuzime, pasi askush nuk do të mund të përdorë imazhet që aplikacioni skanon kur ju gjendeni pranë një vepre dhe kukoni informacion për të. Sipas Koritarit, drejtuesit artistik të kësaj nisme, ciceroni virtual do të ndihmojë së pari vizitorët e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe do të shtrihet më tej në galerinë e Fierit dhe atë të Shkodrës, që janë shprehur të gatshëm për të implementuar këtë nismë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *