Stuhia “Ciaran” ka goditur Britaninë e Madhe. Erërat e forta deri në 152 km në orë kanë shkaktuar dëme kolosale edhe në Skoci si dhe në ishujt pranë Kanalit të Lamanshit.

 

Në orët e fundit janë lëshuar mbi 130 paralajmërime për përmbytje, ndërsa e gjithë Anglia është vënë në alarm të kuq për rrezikshmëri të lartë. Nga frika se stuhia mund të zgjas për disa ditë, raftet e supermarketeve janë zbrazur. Po ashtu në ishullin Jersey të gjitha shkollat dhe aeroporti janë mbyllur.

 

Mësohet se 1 person ka humbur jetën, ndërsa rreth 1.2 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në veriperëndim të Francës. Rreth 3000 punëtorë dhe 30 helikopterë janë angazhuar për të rivendosur energjinë.

 

Autoritetet kanë këshilluar banorët të mos dalin nga banesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *