Një stuhi e fortë e cila ka përfshirë Evropën me erëra me fuqi dhe reshje të mëdha shiu ka lënë disa të vdekur dhe ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve. Tre shoferë, një në jug-perëndim të Republikës Çeke, një në veri të Sllovenisë dhe një tjetër në Angli kanë humbur jetën pasi automjetet e tyre u goditën nga pemët e rrëzuara nga erërat e forta.

 

Dy njerëz vdiqën gjithashtu në Poloni pasi stuhia rrëzoi çatinë e një ndërtese në një vend turistik malor, afër kufirit me Sllovakinë. Ndërsa në Suedi, një burrë u mbyt pasi varka ku ai dhe një person tjetër po lundronin në liqenin jugor të Fegenit u fundos. Personi tjetër është ende i zhdukur.

 

Britania e cila u përball me stuhinë të dielën, po punon për të rikthyer energjinë elektrike në 20,000 shtëpi.  Stuhia, e cila në Gjermani u quajt Sabine, çoi në mbylljen e shkollave në disa qytete,  ku disa njerëz u plagosën nga rënia e pemëve.

 

Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar per rrezikun  e shtuar në brigjet e Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Gjithashtu Ciara shkaktoi anulimin e shumë  fluturimeve të hënën në Aeroportin në Amsterdam.

 

Probleme të mëdha ka edhe në France si pasojë e motit të keq. Edhe këtu transporti, kryesisht hekurudhor ka pasur vështirësi. Era e fuqishme ka përshkuar kryeqytetin francez me shpejtësi 152 kilometra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *