E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ciara aksidentohet rëndë me makinë

Mbrëmja e së premtes ishte një nga momentet më të frikshme për këngëtaren e njohur Ciara.

 

 

Ajo u përfshi në një aksident me makinë dhe menjëherë në rrjetet sociale qarkulluan foto dhe lajme ku tregohej këngëtarja e lënduar në gjoks dhe shpatull. Gjëja që e bënte akoma edhe më të rëndë është fakti se këngëtarja është shtatzënë me fëmijën e dytë.

Reklamë

 

 

Por siç tregon edhe E! News, Ciara është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem me beben. Burime pranë artistes kanë treguar se faji ishte i shoferit të këngëtares së “Overdose”, pasi automjeti kishte hyrë në korsinë e urbanëve dhe ishte përplasur në anën e djathtë.

 

 

Ama, mjafton që askush nuk ka dalë i dëmtuar nga kjo ngjarje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë