Subscribe

Nuk është trombonist më i mirë në botë, por deri më tani mban titullin e instrumentistit më të mirë të  shekullit të 20. Christian Lindberg mbërrin në Tiranë dhe jo vetëm për publikun, por edhe për t’u mësuar instrumentistëve metoda te reja qe përdoren para një koncerti. Për të magjia e  muzikës qëndron në shpirtin e artistit, por nje instrumentisti i duhet te përgatitet dhe fizikisht.

“Unë nuk kam një stil të përcaktuar. Dëgjoj atë që shpirti më thotë dhe atë që dëgjoj e hedh në letër. Një trombists i mirë, duhet të përgatisë trupin për të dalë në skenë dhe frymëmarrja në trupin e një artisti është thelbësore. Unë vetë bëj joga para se të luaj muzikë. Para se të nisnim provat për koncertin realizuam një masterclass. Artistët në Shqipëri janë vërtet të talentuar, por ata përgatiten me metoda të vjetra. Dhe më së shumti i mungon motivimi. Vitet e shkollimit në vendin tuaj janë të gjata dhe  rruga për në skenë  e vështirë. Kur mbërrijnë të ngjiten nuk kanë më motivim. Kjo i mungon artistëve tuaj, dhe jo puna apo talenti.”

E ndërsa në master class kanë mbërritur edhe studentë nga Kosova e rajoni për të ndjekur këtë ikonë të muzikës në Tiranë, pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me koncertin që ai do të përcjellë më datën 26 në Teatrin e Operas, jo vetëm si trombonist, por edhe si drejtues i orkestrës.

“Do të luajmë një Moxart që nuk ka mbërritur më parë në teatrin tuaj të  vjetër, por që ka shumë vlera.  Është një koncert për trombon,  sepse ai ishte i vetmi që e nxori trombin nga rreshti që kishte në një orkestër. Kam zgjedhur edhe “Patetique “ nga Tchaikovsky. Do të shkojë gjithçka më së  miri sepse ndiej që në vendit tuaj mbushesh me pozitivitet. Është një ndër vendet që kam menduar shpesh ta vizitoj”.

Axhenda e Christian Lindberg, është e zënë deri në vitin 2020, por në Tiranë do të donte të rikthehej sërish, qoftë edhe vetëm për të parë se si do të rikonceptohet godina e këtij institucioni nga plani në letër me të cilin është prezantuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *