Subscribe

Shqipëria turistike ka qenë pika e diskutimit në pjesën e dytë të emisionit “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

E ftuar në studio gazetarja dhe ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, theksoi se këtë vit përveç Korçës janë edhe qytete të tjera të Shqipërisë që po tërheqin vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj për të kaluar festat e fundvitit.

Sipas gazetares këtë vit Saranda një tjetër qytet shqiptar shumë i bukur ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore siç është “Forbes”, por që do të jetë mjaft e vështirë të konkurohet “Mbretëresha e festive”, siç është qyteti juglindor i Shqipërisë.

“Unë mund të them se aktualisht Korça është më e vizituara, pasi nuk mund të konkurosh kaq lehtë një treg tradicional siç është Korça për festat e dhjetorit. Duhet ta pranojmë të gjithë ne se e kemi marrë pak nga Korça. Tregu i krishtlindjeve është një festë që ka hyrë në Shqipëri vonë, dhe e para që e ka përqafuar dhe konsoliduar vit pas viti dhe ka sjellë risi, ka qeë Korça. Pra Korça ka shtuar çdo vit nga një element të ri, ëhstë përpjekur që të mabjë në nivelet më të alrta të marketingut gjithë dhjetorin e festave. Ajo që do thoja për Sarandën ishte që sfida e parë u kalua, që të dalësh menjëherë në tregun ndërkombëtar të mediave është një plus shumë i madh që nuk të lë gjë tjetër veçse të përpiqesh sa më shumë të fitosh klientelën. Kjo është një gjë shumë e mirë ku Saranda do të mas brirët që a ishte një flluskë apo kishte fitmrpurës për turizmin”, u shpreh Flora Xhemani Baba.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *