E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Chiara Ferragni me numër këmbësh 40-ta?!

 

Chiara Ferragni, është një prej blogereve më të ndjekura në Instagram. Ajo ka 13.4 milionë ndjekës dhe ka një influencë të madhe te të gjithë të apasionuarit pas modës. Përveç stilit të veshjes, ajo dallon edhe për pamjen e ëmbël dhe për fizikun, që është për t`u pasur zili si një nënë e re që është.

 

Reklamë

 

Por blogerja ka diçka që nuk e ka pikën e saj të fortë në paraqitje dhe ndjekësit ia vënë gjithmonë në dukje. Janë pikërisht këmbët ato për të cilat komentohet vazhdimisht, por me sa duket, Chiara nuk e ka problem që këmbët e saj nuk janë perfekte. Madje ajo ka publikuar një foto në Instagram duke qeshur dhe ka shkruar: “Fytyra ime kur njerëzit komentojnë për këmbët e mia.”

 

My face when people comment about my feet ? @fendi

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

 

Me këtë ka dashur të thotë që nuk e ka aspak problem këtë gjë dhe se sa herë lexon apo dëgjon komente për këmbët e saj, ajo qesh. Një mënyrë shumë e mirë për t`iu treguar të gjithëve që nuk e kompleksojnë aspak komente të tilla.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë