E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Chelsea spektakël, feston me fitore

Chelsea festoi ne mënyrën me te mire përpara tifozëve te tij titullin kampion te Anglisë, teksa mundi ne minutat e fundit Uatford. Përpara publikut te zjarrte ne “Stamford Bridge” qe thërriste gjate gjithë kohës emrin e Antonio Konte, ne ndeshjen e parafundit te sezonit duhej një fitore dhe ajo ka ardhur me nje rezultat spektakolar 4-3.

 

Ndeshja u zhbllokua ne minutën e 22 me legjendën Jon Terry ne sezonin e tij te fundit te blutë. Per mbrojtësin, goli me numër 41 ne karriere gjithmonë ne shenje ne 17 sezonet e fundit. Por avantazhi i vendasve zgjati fare pak, pasi dy minuta me vone skuadra e teknikut Maxarri barazoi me Capoue.

 

Reklamë

Ne minutën e 36 përsëri londinezet ne avantazh këtë here me nje tjetër mbrojtës Azpilikueta. U duke se kjo përballje do te ishte e lehte per Chelsea kur me fillimin e pjesës se dyte Mici Batshuaji shënoi golin e trete.

 

Gjithsesi Uatford ngushtoi diferencën përsëri me Janmaat ne minutën e 51 ndërsa Stefano Okaka solli gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 74 te takimit. Ne nje ndeshje ku kampionet kërkonin ta fitonin me çdo kusht per te festuar ne mënyrën me te mire, goli i triumfit erdhi dy minuta nga fundit me protagonist Cesc Fabregas. Pavarësisht tre golave te pësuar, Chelsea i Kontes arriti 48 pike ne 18 ndeshje ne shtëpi, ndërsa barazoi numrin e fitoreve 29 për nje sezon sa skuadra kur udhëhiqej nga Murinjo ne 2005 dhe 2006-en.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë