E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Chelsea rrëmben Fa Cup, fiton trofeun për herë të 8-të

Chelsea mundi Manchester United 1 me 0 ne finale e Fa Cup duke e fituar këtë trofe për here te 8 ne histori.

 

Antonio Conte i dha një tjetër leksion rivalit te tij te madh Murinjo i cili e mbylli sezonin ne krye te Manchester United pa asnjë trofe.

 

Reklamë

Ndeshja ne Uembli nisi shumë mire për blutë e Londrës te cilet ishin te rrezikshëm me Hazard, njeriu i cili ne minutën e 20 nëpërmjet një kundërsulmi fitoi një 11-metërsh qe solli shume protesta pasi Conte kërkoi karton te kuq për Xhons.

 

Megjithatë nga pika e bardhe ishte Hazard qe kaloi londinezet ne avantazh. Pogba dhe Xhons patën mundësi te barazonin ne pjesën e pare por nuk ia dolën dot. Edhe ne startin e pjesës se dyte ishin djajtë e kuq qe kërkuan golin por Rashford ne dy raste nuk ia doli dot.

 

Me pas skuadrës se Murinjos i anulohet një gol i shënuar nga Sanchez ndërsa Chelsea pati ne rast te madh ne minutën e 70 me ane te Markos Alonso.

 

Deri ne fund fortesa e Contes reziston dhe çon ne shtëpi te paktën një trofe ne këtë edicion qe mesa duket do te jete i fundit i trajnerit italian me ekipin londinez.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë