E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Chelsea përforcohet në sulm

Chelsea ka afruar sulmuesin brazilian, Joao Pedro nga skuadra e Brighton. Pedro, ka firmosur një kontratë, që do ta mbajë në Londër deri në vitin 2033.

Operacioni në fjalë i ka kushtuar arkave të Chelseat jo pak por 63 milionë euro.

“Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e lojtarit brazilian Joao Pedro nga Brighton and Hove Albion”.

“Sulmuesi 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me “Blutë” që vlen deri në vitin 2033 dhe i bashkohet skuadrës menjëherë përpara çerekfinales së Kupës së Botës për Klube kundër Palmeiras”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë