Uefa Champions League do te mësoje sot dy skuadrat e fundit qe presin biletat per ne çerekfinalet e turneut prestigjioz. Ne Kamp Nou ne klasiken e viteve te fundit ne kete kompeticion Barcelona sfidon Chelsen e Antonio Kontes. Katalanasit me te avantazhuar pas barazimit 1-1 ne Stamford Bridge ne takimin e pare. Per teknikun e bluve, duhet nje ndeshje perfekte per te arritur kualifikimin ne nje fushe shume te vështire. Barcelona nuk humbet qe nga 17 janari kur mundej ne kupën e mbretit nga Espanjol ne derbi.
Është ne fakt dhe e vetmja humbje ne gjithë sezonin per katalanasit. Ne kampionat skuadra e Valverdes ka arritur 22 fitore dhe 6 barazime ne 28 ndeshje duke e bere ate nje makine perfekte. Bluve ju duhet nje fitore ose nje barazim me shume gola per t’u kualifikuar. Nje fakt shume i vështire duke pare se Barcelona vetëm ne 4 ndeshje kete sezon nuk ka shënuar ndaj Olimpiakos, Juventus, Espanjol dhe Getafe. Ndërkohe dy gola kane pësuar vetem ne dy ndeshje te këtij sezoni ndaj Celta Vigo dhe Real Sociedad. Përballe ketyre numrave ne disfavor duket pothuajse e pamundur per londinezet.
Konte pritet te luaj ne kete ndeshje me skemën klasike 3-4-3 me nje ish lojtar Pedro favorit ndaj Morates. Mungesat jane David Luiz dhe Barkley te dëmtuar, ndërsa ne dyshim eshte Rudiger. Ne kampin kundërshtar i vetmi dyshim është Injesta i cili ne rast se nuk ja del i jepet hapësire qe nga minuta e pare Andre Gomes. Takimi do te luhet ne oren 20-45 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus dhe platformën Tring. Nderkohe mbrëmja e Uefa Champions League nis sot qe ne orën 18 kur ne Stamboll, Beshiktash përballet me Bajernin e Mynihut. Bavarezet de fakto te kualifikuar pas fitores se thelle 5-0 ne takimin e pare.