Chelsea është finalisti i pare i Fa Cup per ketë sezon. Ne gjysmëfinalen e pare ne Uembli, blutë e Londrës munden ne derbi Totenhem me rezultatin 4-2 ne nje ndeshje me mjaft emocione, ku gjithçka u vendos ne 15 minutat e fundit. Skuadra e Antonio Konte e nisi me mjaft vrull kur qe ne minutën e 5 Uilian zhbllokoi shifrat. Kunderpergjigjia e Totenhem nuk vonoi dhe ne minutën e 18 Hari Kane barazoi rezultatin. Edhe pse ne vështirësi, blutë e Londrës kaluan përsëri ne avantazh kur dy minuta nga fundi i pjesës se pare Uilian ktheu ne gol nje penallti te mare nga Moses pas nje kontakti te koreanit Son. Me fillimin e pjesës se dyte Spurs-at barazuan përsëri kete here me Delle Ali përpara se Hazard te kalonte përsëri ne epërsi Celsin ne minutën e 75. 5 minuta me vone blutë mbyllen takimin kur Nemanja Matic me nje gjuajtje fantastike me te majtën shënoi golin e katërt. Chelsea rikthehet ne nje finale te Fa Cup pas 5 viteve mungese, ndërkohe qe tashme mund te ëndërroje kampionat dhe kupe se bashku.

 

Pas largimit nga Champions League, Dortmund gjen buzëqeshjen ne Bundeslige. Ne javën e 30 verdhezinjte fituan ne Monchengladbah 3-2  derbin me emrin Borusia,  duke mbajtur vendin e trete ne renditjen e përgjithshme. Miqtë kaluan te paret qe ne minutën e 10 fale nje penalltie te realizuar nga Rojs, por ne fundin e pjesës se pare vendasit barazuan me Shtindl. Me fillimin e te dytës, te zotet e shtëpisë e pane veten per here te pare ne avantazh pas autogolit te Shmelzer.  Dormtund ne vështirësi, por ai qe mendoi te shpëtonte skuadrën ishte Obumejang kur ne minutën e 59 ktheu gjithçka ne baraspeshe. Mjaft mire nga ana psikologjike skuadra e Tomas Tuhel besoi deri ne fund dhe tre minuta nga përfundimi i takimit gjeti golin e fitores me autor portugezin Rafael Guereiro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *