Chelsea vazhdon te ece me siguri maksimale drejt titullit kampion ne Angli. Skuadra e Kontes mori nje fitore te vështire, por te çmuar ne transferte 1 me 2 kundër Stok City ne javën e 29 te kampionatit. William kaloi fillimisht në avantazh londinezet përpara se Wallters në minutën e 38 me 11-metersh të barazonte rezultatin për të zotët e shtëpisë. Në pjesën ë dytë edhe pse me vështirësi Chelsea gjeti golin e  fitores me Kahill tre minuta para fundit, duke u ngjitur ne 69 pikë, 13 me shume se dyshja Totenham dhe Manchester City. Titulli është gjithnjë e më afër.

 

Ndërkohe, Arsenali është padiskutim në momentin më të erret të sezonit. Topçinjtë u mundën 3 me 1 në transferte nga West Bromuci Albion dhe i largohen edhe më shumë zonës Champions. Skuadra e Venger është për momentin e pesta, me 5 pikë diference nga Liverpol i vendit të 4. Heroi i vendasve ishte Dawson me dy gola ndërsa një tjetër shënoi Robson Kanu. Për topçinjtë kishte barazuar përkohësisht Sanchez.

 

Pamje totalisht e kundërt për Leicester, skuadër e cila pas largimit të Ranierit çuditërisht duket një ekip i transformuar. Dhelprat që vijnë pas një kualifikimi historik ne çerekfinalet e Champions League, fituan sërish edhe ne kampionat, madje duke bindur 2 me 3 ne transferte me West Ham. Fitorja e largon edhe më shumë kampionen në fuqi të Anglisë nga zona e ftohte. Golat për ekipin e Shekspir në këtë ndeshje u shënuan nga Mahrez, Huth dhe Vardi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *