Në Angli, pak emocione në supersfiden Chelsea-Liverpool, ndeshje e prapambetur që i takonte javës së 8 të kampionatit.

 

Në fakt protagonisti më i madh I duelit ishte sistemi VAR që i anuloi  dy gola londinezeve.

 

Fillimisht golin e Ris Xhejms në minutën e 26, e pastaj në fillimin e pjesës së dytë edhe te Kai Haverts për një prekje të topit me dorë.

 

Trajneri i përkohshëm Saltor merr vetëm një barazim në eksperiencen e tij si trajner i parë i Chelsea, ndërsa në krahun tjeter Liverpol që nuk fiton prej datës 5 mars në kampionat, tanime është edhe më larg zonës Champions, duke qënë se ka 7 pikë më pak sesa treshja e skuadrave që janë në luftë për këtë objektiv, Njukasell, Mandchester united dhe Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *