Një trofe mes vuajtjesh, por tërësisht i merituar. Chelsea është fitues i Superkupës së Europës pasi mundi Villarrealin vetëm nga ruleta e penalltive me rezultatin final 6-5.

 

Një tabu kjo për një finale anglo-spanjolle pasi nëse do t’i referohemi statistikave nga 17 finale që janë luajtuar gjithsej, 16 janë fituar nga spanjollët ndërsa këtë herë anglezët arrijnë ta thyejnë mallkimin.

 

Sa i përket historisë së ndeshjes, koha e rregullt përfundoi me baraspeshën 1-1 për fituesen në fuqi të Champions League dhe fituesen e Kupës së Vogël.

 

Që në minutat e para të sfidës skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel dha sinjale duke rrezikuar jo pak herë, ndërsa goli i avatazhit erdhi në minutën e 27 me Hakim Zijek.

 

Megjithatë londinezët edhe pse më të rrezikshëm në fushë nuk arritën ta mbanin dot avanatazhin dhe u ndeshkuan nga lojtari më i mirë i Villarreali, Gerard Moreno.

 

Pavararësisht dëshirës së madhe të te dyja skuadrave për të triumfuar edhe në shtesë, 120 minuta nuk mjaftun për të shpallur një fitues por në minutën e fundit Tomas Tuheli bëri zëvendësimin që i dhuroi dhe trofeun anglezëve.

 

Një minutë para se dy ekipet ti drejtoheshin penalltive, tekniku Tuhel rifreskoi portën pasi zëvendësoi portjerin Mendi dhe futi në lojë ekspertin e 11 metërshave Kepa që bëri detyrën në mënyrë perfekte.

 

Gardiani spanjoll priti dy penllti të Mandi dhe Albiol ndërsa për anglezët i vetmi që gaboi ishte Kai Havertz. Kështu Chelsea e nis në mënyrën më të mirë këtë sezon duke fituar trofeun e dytë të Supërkupës që nga viti i largët 1998.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *