E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Chelsea fiton dhe blindon zonën Champions

Chelsea blindoi zonën Champions ne angli duke fituar 3 me 1 në transfertë kundër Norwich në duelin e vlefshëm për javën e 28 të kampionatit anglez.

 

Të paktën lajme të mira në aspektin sportive për blutë e Londrës në kohëra të turbullta për menaxhimin e klubit pasi bosi rus Abramovich ka marrë goditje të forte me sanksionet e forta që i janë vendosur nga qeveria angleze, ku përfshihet edhe bllokimi I llogarive bankare në Britani, që ka efekt direkt tek klubi londinez.

 

Përpos kësaj skuadra e Tuhel në rezultate është brenda pritshmërive në kampionat.Suksesi kësaj radhe kundër skuadrës së vendit të në kladsifikim uk ishte shumë I vështirë. Chalobah dhe Mount shënuan dy gola në 14 minutat e parë për miqtë.

 

Pukki në minutën  69 me penallti rihapi ndeshjen mirëpo përtej vuajtjes pak në minutat e fundit, ishte Havertz që mbylli gjithcka në minutën e 90 për Chelsea, që është gjithnjë e më pranë sigurimit të një vendi që të con në Champions.

Vazhdo të lexosh