E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Chelsea dhe Atletico pranë shkëmbimit të dy lojtarëve

Kjo verë duket se do të jetë shumë e nxehtë në transferimin e lojtarëve. Se fundmi po diskutohet për një shkëmbim mes Atletico Madrid dhe Chelsea.


Chelsea është vënë pas portierit slloven Jan Oblak i cili dhuron një siguri shumë të madhe në prapavijë. “Daily Mirror” madje tregon se blutë e Londrës shumë shpejt do të paraqesin edhe ofertën për portierin.
Në këtë shkëmbim Chelsea po mendon të përfshijë në marreveshje portierin Kepa Arrizabalaga i cili mbetet ndër blerjet më të shtrenjta të ekipit londinez.

Në arkat e Atletico u derdhën 80 milionë Euro për shërbimet e Kepa, që me sa duket nuk i ka plotësuar pritshmëritë e klubit.
Por me sa duket Atletico nuk ka në mëndje të heq dorë leht nga Jan Oblak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë