Chelsea triumfoi në Uefa Europa League duke mundur 4 me 1 në finale krejtësisht londinese skuadrën e Arsenal.

Një sukses i arritur në jo më shumë se 22 minuta në pjesën e dytë ku blutë dërrmuan keqazi topcinjte.

Finalja e luajtur konfirmoi frikën e prag ndeshjes, atë që për shkak të largësisë tribunat e stadiumit të finales nuk dhuruan emocionet e pritshme edhe nga tifozët.

Sukses që mban edhe firmen e trajneri Sarri I cili me këtë trofe I mbylli gojën në një farë mënyrë tifozeve dhe drejtuesve të Chelseas dhe tani mund të vendose me qetësi të ardhmen e tij me Juven që e pret krahëhapur. Ndërsa për arsenalin kjo ishte një goditje e madhe pasi uefa europa league ishte Shansi I fundit dhe I madh për të shkuar në champions, gjë të cilën nuk mundën ta bëjnë dot nëpërmjet kampionatit. Finalja e azerbajxhanit pati dy tablo. Një pjesë të parë të qetë dhe pa shumë ngacmime në portat respective. Ndryshe nisi e dyta, e zjarrtë dhe me gola.

Treshja sulmuese e londinezeve Hazard-Pedro e Zhiru bënë diferencën përballe mbrojtjes së brishte të skuadrës së Unai Emeri. Sulmuesi francez ishte I pari që hapi serine e golave me kokë, pastaj Pedro pak caste me vonë dyfishoi shifrat ndërsa Hazard me penallti në minutën e 65 I coi shifrat në 3 me 0. Një supergol I Iëobit në minutëne  69 provoi ti japte zemër topcinjve por Hazard I dha fund iluzioneve duke volosur triumfin e Chelseas-në finalen e vogël të Europës. Ky ishte suksesi I dytë në këtë kompeticion për blutë pas atij në 2013 dhe I treti në  europë në 7 vitet e fundit pas championsit të marrë në 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *