Chelsea bën histori, fiton për herë të dytë Champions League

Chelsea ka fituar për herë të dytë në histori Uefa Champions League.
Londinezet fituan derbin britanik kundër Manchester City me rezultatin 1 me 0.
Goli vendimtar i supersfides së luajtur në Do Dragao të Portos, u shënua në minutën e 42 nga gjermani Kai Havertz.
Fitore e madhe, dhe e merituar e skuadrës së Tuhel, që neutralizoi pothuajse plotësisht makinerine e Pep Guardioles që jepej për favorite në fillim sfide.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale të Manchester City në pjesën e dytë, Chelsea u mbrojt në mënyrë perfekte dhe ia doli mbanë të realizojë një fitore te madhe, pavarësisht se në fillim sezoni askush nuk e shihte favorit.
Ndërkohe, zhgënjim I madh tek “The Citizes” dhe Pep Guardiola i cili nuk arriti dot ti japë Manchester City një trofe të madh kontinental në finalen e parë historike ne këtë kompeticion.
Emocionet e finales se madhe te Uefa Champions League u transmetuan ekskluzivisht në Vizion Plus dhe Tring.




