Antonio Konte debutoi me fitore ne takimin e tij te pare ne Premier League me Chelsean. Ne sfidën e Monday Night, blutë munden ne derbin e Londrës Uest Hem 2-1 me nje gol vetëm ne minutën e 90 te takimit. Nje ndeshje mjaft e mire per Çelsin ku lojtaret krijuan shume dhe i dhanë shume pak hapësira kundërshtarit. Ne pjesën e pare te zotet e shtëpisë dominuan takimin duke krijuar edhe disa raste me Ivanoviç qe ne minutat e para e me pas De Diego Kosta, por pa arritur te zhbllokonin shifrat. Por me fillimin e pjesës se dyte, vendasit morën menjëherë nje penallti, kjo pas një ndërhyrje te Antonio ne dem te Azpilikueta. Nga pika e bardhe Hazard nuk gaboi duke kaluar ne avantazh skuadrën e tij. Chelsea vazhdoi te kontrolloi lojën, duke krijuar shume raste, por portieri Adrian u paraqit ne nje mbrëmje te mire duke bllokuar gjithçka si ne rastin e Uiliam. Ne minutën e 77 erdhi surpriza ku ne nje aksion konfuz ne zonën e bluve, përfitoi kollin qe ktheu gjithçka ne baraspeshe. Atëherë kur pritej qe ky derbi te mbyllej ne barazim vetëm pak sekonda nga fillimi i minutës se 90, Batshuaji dhuroi nje top per te Diego Kosta, i cili i dha fitoren skuadrës se tij, duke bere qe te shpërthente Stamford Brixh, por edhe tekniku Konte ne nje mbrëmje magjike ne debutimin e tij ne kryet e kësaj skuadre.