Subscribe

Banoret e Vlorës qe nuk kane mundësi te shkojnë ne qendrat shëndetësore, tashme kontrollin mund ta kryejnë edhe ne shtëpi. Ky shërbim iu ofrohet falas përmes laboratorit te lëvizshëm, jo vetëm banoreve te qytetit, por dhe atyre te zonave rurale. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi, gjate nje vizite ne kabinetet e Check-Up te Vlorës e Novoselës, deklaroi se kujdesin shëndetësor kane mundësi ta marrin te gjithë. Ndërsa kryeinspektori i shërbimit shëndetësor, Eltar Deda, ka informuar banoret per përgjysmimin e tarifave te vizitave mjekësore. Deri tani, ne qytetin e Vlorës jane ekzaminuar përmes Check-Up rreth 10500 persona. Ashtu si ne te gjithë vendin, problematika e sëmundjeve mbetet e njëjte. Hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare janë shqetësimet kryesore te shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *