Subscribe

Ne vitin e katërt te zbatimit te Check up-it përmes kompanisë koncesionare, shtohen presionet mbi mjeket e familjet dhe pasiguritë e qytetareve për vërtetësinë e analizave.

 

Gjate një vëzhgimi te bere nga Vizion Plus ne pikat e kontrollit baze shëndetësor, vete mjeke e infermiere tregojnë jashtë kamerës për stresin e përditshëm ne lidhje me lajmërimin e qytetareve dhe gjetjen e pacienteve qe duhet te kryejnë Check Up-in.

 

Mos realizimi i një plani te caktuar per ta konvertohet ne gjobe. E ndërsa mjeket hezitojnë te flasin publikisht, qytetare te ndryshëm nuk e fshehin këtë fakt. Ata tregojnë se rekomandohen nga mjeket për ta kryer check up-in me shume se 1 here ne vit, madje 2 dhe 3 here.

 

Pavarësisht përpjekjeve te mjekeve për te plotësuar sa me shume kontrolle te kryera, nuk mungojnë qytetaret qe refuzojnë kontrollin baze ne qendrat shëndetësore. Pas një check up-i te kryer ata kane konstatuar pasaktësi te mëdha ne analiza.

 

E ndërsa mjekeve dhe infermiereve u behet presion për vendin e punës, një tjetër skandal zbuloi pak kohe me pare Kontrolli i Larte i Shtetit. Sipas këtij institucioni kompanisë koncesionare i bëhen pagesa edhe për kontrollet e pakryera. KLSH ka zbuluar se ne vitin 2017, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka paguar 1.7 milionë euro fatura fiktive për kompaninë koncesionare 3P Life, pronësi e biznesmenes Vilma Nushi.

 

Sipas kontratës se koncesionit, çmimi i një kontrolli shëndetësor eshë 1537 leke, çka do te thotë se firma koncesionare është paguar edhe për 135 mijë fatura fiktive, kontrolle te cilat nuk i ka kryer për grupmoshen 35-70 vjeç. Kjo është nder te paktat raste kur një kompani private paguhet nga qeveria për punën e pa kryer.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *