E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 47 minuta më parë
Sport

ChatGPT parashikon fituesin e Europianit, si janë shanset e skuadrave të mëdha

Ndërsa raundi i radhës i Euro 2024 është vendosur, ChatGPT ka bërë një llogaritje të probabilitetit për skuadrën që mund të dalë kampione më 14 korrik.

Për inteligjencën artificiale, favoriti i madh, edhe pse po kritikohet shumë nga vetë tifozët, është Anglia me 35%. Skuadra e Southgate ka mundur të fitojë vetëm një ndeshje, por ata kanë pasur fatin të bien në anën e lehtë të shortit, kështu që kanë mjaft shanse për të arritur në finale. Pas kësaj vjen Franca (30%) dhe Gjermania (12.4%), mikpritëse dhe që do të ishte rivalja e Spanjës në çerekfinale.

Ndërkohë, Spanja ka një shans ka një prej 9.6% për të fituar, edhe pse është skuadra e vetme që e mbylli me pikë të plota fazën e grupeve. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë