Prej pak muajsh në mediat e huaja ka qarkulluar lajmi se Brad Pitt dhe Charlize Theron kanë nisur një lidhje të re. Ata të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por mesa duket mes tyre nuk ka asgjë më tepër përtej miqësisë. Ditën e sotme Charlize ishte e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, ku ka zbuluar se është beqare.

 

Aktorja ka kujtuar se kur ishte e vogël puthte bërrylin e krahut të saj dhe ka thënë se sot vazhdon të jetë ‘single’.Në këtë mënyrë Charlize hodhi poshtë të gjithë zërat për një lidhje të mundshme mes saj dhe Brad Pitt. Në fakt më herët aktori 55-vjeçar ka treguar se pas divorcit me Angelina Jolie dhe gjyqeve për kujdestarinë e fëmijëve nuk është ende gati për një lidhje të re, sepse do të fokusohet vetëm tek puna dhe të vegjlit e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *