Subscribe

Kanë mbërritur në kryeqytet karikaturat më të përfolura të revistës satirike “Chalie Hebdo”, në hyrjen e kryeministrisë në Tiranë. Ekspozita e hapur pasditen e së enjtes, ka mbledhur dhjetëra të i interesuar të këtyre vizatimeve që ekspozohen së bashku me disa punime të publikuara më herët në “Courrier International”. Kjo pranverë frankofone e hapur me këtë ekspozitë vjen me mesazhe të qarta, nisur nga vizatimet e thjeshta, por që rrëfejnë shumë. Ekspozita që nis artistikisht javën frankofone në Tiranë përcjell përmes vizatimeve mesazhe të qartë, kundër dhunës ndaj gruas, kundër terrorizmit, pro paqes e shumë kauza të tjera për të cilat po luftohet shumë këto kohë. Të gjitha aktivitetet që do vijnë këtë pranverë frankofone do të përcjellin mesazhe të tilla, përveçse do të shërbejnë për të afruar dy vendet tona artistikisht. Ekspozita “Dessins en liberte” do të vijojë të qëndrojë në hyrje të kryeministrisë përgjatë gjithë muajit mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *