Raundi i play-off-it te Uefa Champions League përfundon sonte ne mbrëmje ne Vizion Plus dhe platformën Tring me takimet e fundit te kthimit nga ku do te dalin edhe 5 skuadra qe sigurojnë te drejtën per ne fazën e grupeve. Ne ‘Anfild Roud’, Liverpul i Jurgen Klop sfidon gjermanet e Hofenhaim me një avantazh te madh pas fitores 2-1 ne takimin e pare.

 

Edhe ne këtë ndeshje, e cila do te transmetohet drejtpërdrejt ne Vizion Plus, do te mungoje ylli i kësaj skuadre braziliani Kutinjo, zyrtarisht i dëmtuar edhe pse vazhdon te jete ne qendër te merkatos. Per këtë arsye, edhe nje here tekniku i te kuqeve është detyruar te ndërhyjë, duke deklaruar se qëndrimi i Liverpul për Kutinjon, nuk ndryshon edhe pse anglezet tre here kthyen mbrapsht ofertën e Barcelonës.

 

Ne sfidat e tjera, te cilat transmetohen ne Tring, nje ndeshje mjaft interesante paraqitet ne Bukuresht mes Steauas dhe Sporting te Lisbones me perballjen e pare ne Hoze Alvelade, e cila u mbyll me rrjeta te paprekura. Qarabak i kapitenit te kombëtares, Ansi Agolli, udhëton ne Kopenhagen. Azerat e kane fituar takimin e pare 1-0.

 

Ne Moske, CSKA pret Jong Bojs me ruset, te cilët fituan ne ndeshjen e pare me rezultatin 1-0. Beteje për jete a vdekje premton edhe sfida e Prages mes Salvias dhe Apoel. Qipriotet u duhet te mbrojnë rezultatin favorizes 2-0 te ndeshjes se pare. Ndërkohë te enjten ne oren 18:00 ne Nion, UEFA do te hedhe shortin per fazën e grupeve te Uefa Champions League.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *