Subscribe

Juventus e nisi me një barazim pa gola takimin e pare te vlefshëm per fazën e grupeve ne Uefa Champions League. Ne Juventus Stadium ne ndeshjen e vlefshme per grupin H, zonja e vjetër nuk shkoi me shume se rezultati 0-0 ndaj Seviljes. Një ndeshje mjaft taktike e spanjolleve te cilët arritën te mbyllnin te gjitha hapësirat, duke bllokuar kundërshtarin, ne pjese e pare Khedira pati rastin me te mire, ndërsa ne te dytën Higuain ishte i pafat kur gjuajtja e tij me koke preku traversën. Një 90 minusesh per t’u harruar ne nisje te këtij edicioni, por ne fund një start kampionesh. Reali i Madridit e nisi mbrojtjen e titullit me një fitore te vështire 2-1 ndaj Sportingut, te cilën e arriti ne 6 minutat e fundit. Portugezet surprizuan jo pak kur gjeten rrjetën me fillimin e pjesës se dyte. Vetëm ne minutën e 89 vendasit barazuan shifrat kur Kristiano Ronaldo ishte i sakte ne një goditje dënimi. Ne minutën e 95 Morata përmbysi shifrat, duke i dhëne tre pike madrileneve. Start fantastik edhe per Manchester City te Pep Guardioles qe ne Etihad Stadium shpartalloi Borusia Monchengladbah 4-0. Heroi i takimit Kun Aguero, autor i nje triolete dhe Ihenaco. E nis ne mënyrën me te mire edhe Lecister i Ranierit debutimin ne Champions, duke fituar 3-0 ne Bruzh. Golat per kampionet e Anglisë mbajtën firmat e Allbrajton dhe Mahrez dopiete. Shpartallim total i Legias se Besnik Hasit 0-6 nga Borusia Dortmund ne takimin e grupit F, ndërsa te njëjtin rezultat arriti edhe Lion kundër Dinamo Zagrebit. Bayer Leverkusen nuk shfrytëzoi avantazhin e dy golave te Mehmedi dhe Calhanoglu, teksa u barazua qe ne pjese e pare ne harkun kohor te dy minutave nga moskovitët e Cska. Barazim, por ne shifrat 1-1 edhe ne Do Dragao Porto – Kopenhagen, ndërsa rezultati me surprize u arrit ne Uembli ku Totenhem Hotspur u mund 1-2 nga Monako. Francezet shënuan dy here me Bernardo Silva dhe Lemar përpara se Aldervireld te ngushtonte diferencën ne fundin e pjesës se pare. Java e dyte e Uefa Champions League vjen per te apasionuarit e futbollit ne Tring dhe Vizion Plus ne datat 27 dhe 28 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *