Raundi i 1/8-ve te Uefa Champions League përfundon sonte ne Tring dhe Vizion Plus me supersfidat drithëruese Bajern – Juventus dhe Barcelona – Arsenal ne ftohësine e “Alianz Arena” per kohen zero grade dhe jo tifozët e zjarrte, bavarezet nisen me te avantazhuar pas barazimit 2-2 ne takimin e pare ne Itali. Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër kërkon ndeshjen perfektë, per te prere nje bilete ne çerekfinale, gjithsesi per skuadrën e Alegrit do te jete shume e vështire e ne mos e pamundur, duke pare mungesat e Kielini, Dibala dhe Markisio, ndërkohe qe Manxhukic eshte ne dyshim ne varësi te kroatit do te jete dhe skema qe nga 4-3-3 ne mungese te tij kthehet me 4-4-2. Tekniku Alegri ka kërkuar te karikoje futbollistet e tij, teksa deklaroi se mbrëmja do te jete e Juventus dhe mungesat nuk kane asnjë peshe i te njëjtit mendim është edhe trajneri Guardiola, i cili ka deklaruar se kjo është nje finale per te dy ekipet dhe nuk kane rendësi mungesat. Juventus është nje ekip i madh qe di te luaj mire si ne sulm ashtu dhe ne mbrojtje. Ne kampin kundërshtar Arjen Roben do ta nise nga pankina ne skemën 4-1-4-1 ku përpara mbrojtës do te jete Arturo Vidal. Ne takimin tjetër ne “Kamp Nou”, Barcelona pret Arsenalin me nje rezultat shume te favorshme nga ndeshja e pare ne fitoren 2-0 ne Londër. Trajneri i topçinjve Venger ne qendër te kritikave dhe me nje largim te mundshëm ne fund te sezonit, ka bere te ditur se skuadra e tij, nuk ka shume llogari per te bere: Te sulmoje dhe te shënoje ne këtë ndeshje, por përballe ka nje skuadër qe ka 37 ndeshje pa humbur dhe është pretendenti numër nje per fitimi e turneut prestigjioz te botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *