Subscribe

Magjia e Uefa Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje ne platformën Tring dhe Vizion Plus me 5 takimet e fundit te kthimit te vlefshme per raundin play-off. Me dy skuadra pothuajse te kualifikuara, vëmendja mbetet ne 3 sfida. Ajaksi ka nje mision te vështirë ne Rostov ndaj skuadrës me te njëjtin emër, pas barazimit 1-1 ne Amsterdam Arena, një jave me pare. Ruset shënuan te paret me Noboa, por nuk arritën te mbanin avantazhin e krijuar kur u barazuan nga Klaasen nga pika e bardhe e penalltisë. Kopenhagën udhëton drejt Qipros ndërsa kërkon te administroje rezultatin e ngushte 1-0 një jave me pare ne Danimarke. Ish-kundërshtari i Partizanit, Salcburg niset sot ne rolin e favoritit ne ndeshjen me kroatet e Dinamos pas barazimit ne Zagreb 1-1. Ne dy takimet e tjera Manchester City pret ne shtëpi Steauan me citizens pothuajse te kualifikuar pas fitores se thelle 5-0 ne Bukuresht. Gjithsesi përballja pritet me interes për vete lojën qe zhvillon ne fushe skuadra angleze tashme nen drejtimin e Pep Guardioles. Edhe Borusia Monchengladbah ne pozitat komode ne kete mbrëmje pas fitores 3-1 ne Berne ndaj Jong Bojs. Pas përfundimit te këtyre sfidave te apasionuarit e futbollit do te kenë mundësi te ndjekin te gjitha golat dhe momentet me te bukura te këtyre ndeshjeve ne emisionin kushtuar turneut prestigjioz te Evropës. Ditën e enjte ne orën 18:00 Uefa do te hedhe shortin per fazën e grupeve ku 22 skuadrat e elites iu bashkohen edhe 10 ekipet e fundit qe siguruan te drejtën nga faza e play-off-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *