Subscribe

Uefa Champions League do te mësojë sonte ne mbrëmje 5 skuadrat e para te cilat do t’i bashkohen elites se futbollit evropian ne fazën e grupeve. Takimi me i rëndësishëm i mbrëmjes i vlefshëm per raundin e kthimit te play-off-it do te luhet ne Olimpiko ku Roma përballet me Porton. Italianet janë me te avantazhuar ne kete përballje, pas shifrave 1-1 te marra nje jave me pare ne Do Dragao. Per te zotet e shtëpisë, do te mjaftonte edhe nje barazim pa gola per te kaluar ne fazën e grupeve duke kurorëzuar nje rrugëtim fantastik nen drejtimin e Spaletit te nisur qe nga muaji janar. Te vetmet mungesa per italianet janë Vermalen i skualifikuar dhe Florenci i dëmtuar. Ndërkohe pavarësisht shifrave 1-1 ne shtëpi tekniku i Portos ka deklaruar se ky rezultat i mban gjalle shpresat e portugezeve. Porto e ka treguar ka bere te ditur Espirito Santo Ses është nje skuadër qe nuk dorëzohet kurrë dhe te gjithë se bashku do te kërkojmë objektivin e vetëm kalimin e turit. Nje tjetër takim interesant do te luhet ne Luigji i Dyte ku Monako sfidon Villareal. Francezet fituan jashtë çdo parashikimi ne Spanje 2-1, por e ashtuquajtura “nëndetësja e verdhe” do te beje gjithçka per te përmbysur shifrat. Skuadra e re e Besnik Hasit, Legia niset ne pozitat e favoritit ne vashave ndaj Dundalk pas fitores se pastër 2-0 ne Irlande. Selltik është me nje këmbe ne fazën e grupeve pas fitores ne shtëpi 5-2 ndaj Hapoel Beer Sheva dhe izraelitet kane nje mision te vështire per te mos thene te pamundur per kualifikimin. Ne takimin e fundit, Viktoria Pisen sfidon Ludogorec me bullgaret, te cilet kane fituar ne takimin e pare 2-0. Keto takime te apasionuarit e futbollit do te kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring Hd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *