Prove e suksesshme e Zidendin Zidan ne debutimin e tij te pare si trajner i Realit te Madridit ne Uefa Champions League. Ne Olimpiko, ne takimin e transmetuar ne platformën Tring, madrilenet munden vendasit e Romes me rezultatin e pastër 2-0 ne takimin e pare te raundit te 1/8-ve duke e bere gjithçka me te lehte per kualifikimin ne ndeshjen e ardhshme. Nje prezantim i mire per Romen e Spaletit, sidomos ne pjesen e pare ku arriti te kishte nje mbrojte dhe mesfushe kompakte e gatshme te kundërsulmonte ne rastin e pare qe i jepej. Pjesa e dyte duket se filloi me episode te dyshimta si ne rastin e Florencit i penguar nga Navas por per gjyqtarin kryesor gjithçka ishte e rregullt. Ne minutën e 57 ishte pikërisht kapiteni i Romes, i cili devijoi nje gjuajtje potente te Kristiano Ronaldo duke befasuar Sheznin. Italianet ne sulm per golin e barazimit por si Vanker Salah apo Xheko nuk arritën te gjenin rrjetën. Pas nje tjetër momenti te dyshimte per ndërhyrjen e Karvahal, madrilenet te ndihmuar edhe nga lodhja e vendasve arritën te shënonin golin e dyte 4 minuta nga fundi me te sapofuturin ne loje Jese. Ndërkohe mjaft emocione dhuroi edhe sfida e transmetuar ne vizion plus mes Gent dhe Wolsfburg. Heroi i gjermaneve Julian Draxler autor i dy golave. Fillimisht talenti i ujqërve kaloi ne avantazh skuadrën e tij ne pjesen e pare ndërsa dyfishoi shifrat ne minuten e 54. Kruse thelloi rezultatin per Wolsfburg 6 minuta me vone shifrat qe vune me pas ne qetësi gjermanet qe pësuan dy gola ne fund. Ne minutën e 80 Kums futi ne loje Gent ndërsa Culibaly rriti shpresat per nje barazim te mundshëm qe ne fakt mund te arrihej nese gjyqtari kryesor do te ishte me bujar me belget per nje penallti pas nje ndërhyre te dyshimte ne minutat shtese. Raundi i 1/8ve te Uefa Champions League vazhdon javen e ardhshme me 4 sfida te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *