Partizani doli me humbje ne takimin e pare te vlefshëm turin e trete eliminator te Uefa Champions League. Ne “Elbasan Arena” te kuqte u munden me rezultatin minimal 0-1 nga Salzburg duke komplikuar shume gjerat per nje kualifikim te mundshme ne fazën e playofit. Gjithsesi nje humbje qe nuk përligji lojën e Partizanit dhe nje fitore me shume fat per kundërshtaret austriake, te cilët u vunë mjaft ne vështirësi sidomos ne pjesën e dyte nga skuadra shqiptare. Nen nje disipline taktike te admirueshme te ideuar nga strategu italian Sormani, skuadra e Partizanit arriti te mbrohej mjaft mire ne 30 minutat e para përballe kampioneve te Austrisë, ndërsa rastin me te mire e patën ata me Kuban ne minutën e 36. Me fillimin e pjesës se dyte u duk se gjithçka po shkonte mjaft mire ne favor te Partizanit, kur austriaket mbeten me nje lojtare me pak ne minutën e 54 pas daljes me karton te kuq te Samaseku. Por atëherë kur po fitonte terren ne momentin e tyre me te mire te kuqte u goditen nga kundërshtari. Ne minutën e 70 gjyqtari kryesor akordoi nje penallti pas nje ndërhyrje ne zone te Ibrahimit ne dem te Valon Berishës. Nga pika e bardhe golashënuesi Soriano kaloi ne avantazh Salzburgun. 3 minuta me vone gjithçka u kthye ne baraspeshe persa i përket numrit te lojtareve, kur anglezi Oliver i pamëshirshëm persa i përket kartonëve i tregoi te kuqen Kalarit per nje ndërhyrje Sorianos. Një karton qe praktikisht mbylli ndeshjen persa i përket mundësisë se Partizanit per te barazuar shifrat. Takimi i ardhshëm do te luhet ne Austri pas nje jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *