Sot rikthehet në platformën Tring kompeticioni më i bukur i futbollit europian, Uefa Champions League.

Dueli që meriton vëmendje maksimale është padyshim ai mes Atalantës dhe Manchester United. Ndeshja e parë ishte një spektakël në Old Trafford, pasi anglezët mundën me përmbysje italianët me rezultatin final 3-2.

Por këtë mbrëmje është një kapitull i ri për djemtë e Gasperinit, të cilët sërish do të vuajnë mungesën e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm si Hateboar, Gjimshiti, Gosens apo Pessina. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për djajtë e kuq, që nuk kanë asnjë dëmtim dhe do të hyjnë në fushë me objektivin e vetëm për të ruajtur vendin e parë në grup.

Ndeshje e bukur duket dhe ajo mes Bayern Mynihut dhe Benfikës në “Alianz Arena”. Kampionet e Gjermanisë nuk kane probleme thelbesore, teksa mungojne vetem dy lojtaret e stolit Cupo Moting dhe UlReich të dëmtuar, ndërsa në dyshim është Dejvis pas një lëndimi muskular.

Ndeshja e parë nuk kishte shumë histori, pasi bavarezët fituan pa vështirësi 4-0, duke turpëruar kështu portugezët në shtëpi. Nga ana tjetër, Barcelona do të luajë vetëm për fitore përballë Dinamo Kiev nëse do të ëndërroje akoma për t’u kualifikuar më tej. Me trajnerin e ri, Sergi Barjuan, katalanasit do të përpiqen të ndryshojnë fytyrë, ndonëse ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë.

Në grupin H, Juventus ka bërë gjithçka mirë dhe udhëheq i qetë me 9 pikë të plota. Këtë mbrëmje Zonja e vjetër ka një ndeshje delikate përballë rusëve të Zenit. Mungesa e vetme për italianët është De Shiljo, në dyshim janë Chiesa, Kean dhe Ramsej, ndërsa rusët vijnë në fushë me formacionin më të mirë.

Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Chelsea dhe Malmo. Kampionët në fuqi vijnë me shumë probleme, pasi tekniku Tomas Tuhel nuk do të ketë në dispozicion Mount, Lukakun, Verner apo Kovacici, prandaj fitorja nuk do të jetë aspak e lehtë. 6 nga 8 duelet do mund t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *