Uefa Champions League rikthehet sot ne Tring me duelet e treta të fazës së grupeve. Gjithcka nis në orën 18 e 45 me dy sfida Inter-Salzburg dhe Gallatasaray-Bayern. Në leter ndeshja më e fortë pritet të jetë ajo e Stambollit.

 

Turqit krijojnë gjithnjë një atmosfere të jashtëzakonshme në stadium dhe kjo kombinuar edhe me paraqitjen e mirë të skuadrës në këtë sezon në kampionat, janë tregues se bavarezet sot në Turqi nuk do ta kenë aspak të lehtë.

 

Gjermanet vijnë me dy fitore të arritura në dy takimet e para, ndaj kanë komoditetin e pikëve ndërsa Gallatasaray ka 4 pikë dhe një tjetër rezultat pozitiv në takimin e sotëm mund ta afroje me kualifikimin.

 

Në të njëjtin orar Inter pret Salzburgun në “San Siro”, me vetëm një objektiv, suksesin për tu ngjitur ne kuotën e 7 pikëve.

 

Vendi i parë në kampionat i ka karikuar në maksimum zikaltrit të cilët, në një grup ku janë edhe Benfica dhe Sociedad nuk mund ti lejojne vetes hapa fals.

 

Në grupin B spikat dueli I fortë në Andaluzi mes Sevilles dhe Arsenal, dy ekipe që nuk kanë marrë pikët e dëshiruara në dy ndeshjet e para dhe tani I kanë të ndaluara hapat fals.

Në grupin C Real Madrid do të luajë derbin iberik ndaj Bragës në Portugali. Përtej këtij aspekti, kundershtari është modest në raport me historine dhe cilësine e Los Blancos. Madrilenet kanë marrë 6 pikë të plota në dy takimet e para dhe sonte mund të shkojnë me një këmbë në fazën tjetër.

 

Ndërkohe Napoli I vendit të dytë e ka të detyrueshme fitoren në Gjermani ndaj union Berlin. 7 nga 8 ndeshjet e mbrëmjes së sotme transmetohen në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *