Sonte në mbrëmje luhen tre takimet e fundit të kthimit për fazën e play-off të Champions League, nga ku do dalin biletat e fundit për në grupet e këtij kompeticioni.

Spikat dueli mes Shakhtar dhe Monaco. Ndeshja e parë në “Principate” përfundoi 1 me 0 për ukrainasit, të cilët janë të favorizuar për tu kualifikuar për në fazën e grupeve.

Dinamo Zagreb nga ana tjeter e ka një mission gati të pamundur arritjen e këtij objektivi duke qënë se humbi 3 me 0 ndeshjen e parë kundër Sherif Tiraspol. Vetëm një mrekulli mund ti conte kroatet në fazën e grupeve.

Sfide e hapur që i ka të gjitha rezultatet brenda ajo mes Brondbi dhe Salzburg. Danezet do përpiqen të përmbysin humbjen 2 me 1 të ndeshjes së parë në austri. Të treja sfidat do transmetohen ekskluzivisht vetëm në platformen Tring duke nisur nga ora 21:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *