Emocionet e UEFA Champions League rikthehen këtë të mërkurë pas një pauze 2 javore me ndeshjet e dyta të fazës së 1/8. Zonja e vjetër kërkon surprizën ndaj Portos në ”Juventus Stadium”, pas  humbjes 2-1 në Portugali, edhe pse vështirësia është maksimale.

Infermieria e italianëve ka rikuperuar disa nga futbollistët kryesorë të skuadrës si De Ligt,  Kileini apo  Artur, ndërsa nuk ia kanë dalë dot Dibala, Bentakur dhe Danilo; ky i fundit i pezulluar. Në prag të ndeshjes, tekniku bardhezi Andrea Pirlo, tha se do jetë një ndeshje vendimtare për sezonin e skuadrës.

ANDREA PIRLO / TRAJNER I JUVENTUS

”Ndeshja sot është e rëndësishme dhe vendimtare për kalimin e raundit. Ne duhet të përmbysim rezultatin e sfidës së parë, duhet të japim më të mirën tonë  Të gjithë janë mirë, të gjithë janë stërvitur mes tyre dhe De Ligt, pra futbollistët i kam në dispozicion, jo në maksimum e tyre, por e rëndësishme që i kemi në dispozicion, kam besim tek djemtë e mi.”

Ndërkohë, një duel tjetër interesant është ai gjermano-spanjoll, mes Dortmundit dhe Sevijës. Ndeshja e parë u shijua mes spektaklit dhe golave, ku në fund gjermanët triumfuan me shifrat 3-2. Një fitore që rrit shpresat e gjermanëve dhe frikson spanjollët që tani më fitoren e kanë detyrim në transfertën e vështirë në Stadion Dortmund. Akanji, Sanco, Smelzer dhe Ëitsel nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Edin Terzik. Ndërsa në radhët e andaluzianëve, i vetmi që mungon Aleiks Vidal, si pasonjë e një dëmtimi muskular. Në pragë të sfidës, tekiniku Terzek tha se kërkon nga skuadra maksimumin.

 

“EDIN TERZEC -TRAJNERI I DORTMUND

Bëmë një lojë të mirë në Spanjë edhe pse rezulatatet që po kalonim nuk ishin brenda pritshmërive tona. Analizuam atë ndeshje dhe kërkojmë që të bëjmë të njëjtën performanncë dhe në shtëpinë tonë.”

Edhe trajneri Lopetegu tha se e njeh vështirësinë që rezervon kjo sfidë, por lufta mbetet e hapur deri në fund.

JULIEN LOPETGU -TRAJNERI I SEVILLAS

”Luajmë përballë një skudre kampione si Dortmund. Të gjithë i dimë cilësitë e lojtarëve të tyre, veçoj këtu dhe Haland, një nga më të mirët në botë. Megjitahtë ne do të bëjmë detyrën tonë. Do të provojmë për të fituar.”

 

Ndërkohë, nesër në Tring do të transmetohen dy duele të tjera spektakolare si Paris Sen Xhermen-Barcelona dhe Liverpol-Laipzig në orën 21:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *