Champions League mbylli xhiron e parë të ndeshjeve të fazës play off me zhvillimin e tre ndeshjeve të tjera të mërkurën në mbrëmje.

 

Në duelet e transmetuara në Tring dueli më I fortë ishte ai mes Bragës dhe Panathinaikos.

 

Portugezet fituan 2 me 1, një rezultat që gjithsesi lë të hapur cështjen e kualifikimit që do të vendoset në Athinë në 29 gusht. Pas një pjesë të parë të mbyllur 0 me 0, ishte Abel Ruiz që kaloii në avantazh Bragën në minutëne  51.

 

Xhalo dyfishoi shifrat në minutën e 73 për të zotët ë shtëpisë. Mirëpo për të mbajtur gjallë greket mendoi Mancini I cili shënoi golin për Panathinaikos në minutën e 5 shtesë.

Në duelet e tjera spikati fitorja e Gallatasarait në transfertë ndaj Moldes me rezultatin 2-3. Norvegjezet kaluan në avantazh në minutën e 8 me golin e Ellingsen. Sergio Oliviera ishte ai që barazoi shifrat në minutën e 25 për skuadrën turke’.

 

Protagonisti i këtij dueli ishte Mauro Ikardi I cili ndryshoi ndeshjen në favor të miqve. Sulmuesi argjentinas kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutyëne  29.Teksa dukej se sfida do të mbyllej në barazim 2-2, ishte sërish Ikardi që bëri diferencen ne shtese duke dhënë një assist për Mitsho I cili nuk gaboi duke I dhënë miqve një sukses që I con  një hap larg fazës së grupeve.

 

Përballja tjetër mes Makabi Haifa dhe Jang Bojs përfundoi në barazim pa gola.

 

Duelet e kthimit do të zhvillohen të martën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *