Subscribe

Ashtu siç edhe përflitej prej kohesh, Uefa Champions League nga viti 2018, do te pësoje ndryshime te konsiderueshme ne formatin e saj. Tani mund te konsiderohet lajm zyrtar, fakti qe UEFA do t’i japë prioritet 4 kampionateve me te forta te Evropës mbi bazën e koeficienteve te UEFA-s. Me konkretisht Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia do te kenë gjithnjë nga 4 ekipe ne fazën finale te Uefa Champions League pa pasur nevoje madje as per fazën play-off. Vendimi është marre para shortit te fazës se grupeve te këtij edicioni ne UEFA Champions League qe u mbajt te mërkurën pasdite ne Montekarlo. Ne mbledhje kane marre pjese ideuesit e kësaj skeme, drejtuesit e larte te Bajernit, konkretisht Rumenege, Anjeli i Juventusit dhe Gandini i Milanit, se bashku me përfaqësues ekzekutiv te UEFA-s. Nuk është pritur madje as zgjedhja e presidentit te ri te UEFA-s ne Athine, pas pak ditësh per ta zyrtarizuar këtë lajm shume te rëndësishëm për kompeticionin me te forte te klubeve ne Evrope. Duhet theksuar se edhe renditja e klubeve dhe e federatave ne UEFA, do te ndryshoje, pasi tani do përcaktohet nga rezultatet e arritura ne faza te ndryshme te zhvillimit te këtij kompeticioni p.sh, nga 1956 deri ne 1993 kur quhej Kupa e Kampioneve, pastaj nga 1993-2008 Champions League dhe nga 2008 e deri me tani. Piket mbi bazën e se kaluarës favorizojnë kështu skuadrat historike si Milan, Inter, Bayern, Real, Ajaks, Liverpul, te cilat vështirë se do qëndrojnë jashtë Championsit. Interesant është fakti qe federate si Franca, Portugalia apo Rusia, do te kene nga dy ekipe ne këtë kompeticion. Një tjetër ndryshim ka te beje edhe me faktin se kampionet e çdo kampionati, jo detyrimisht do te jene koka grupi gjate hedhjes se shorteve, ndërsa po ashtu edhe fitimet nga pjesëmarrja ne Champions do te jene me te mëdha, sidomos kampionia qe do te marre mbi 100 milion euro. Mbetet per t’u pare pas 2018 se cili do te jete rezultati i këtij revolucioni i këtij evenimenti kaq prestigjioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *