Largimi i Antonio Contes nga stoli, nuk e shkund Tottenhamin.

 

Spursat nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1 në transfertë kundër Everton, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 29 të kampionatit anglez.

 

Ndeshje me intensitet të lartë në Gudison Park, që nga starti i saj. Miqtë më agresivë dhe të saktë, por rasti i parë i mirë i shkoi vendasve, por Gray nuk e dërgoi topin në kuadrat. Përgjigjja e londinezëve mban emrin e të zakonshmit Harri Kane në dy raste, por pa shënuar.

 

Everton rrit ritmin me kalimin e minutave dhe pamja e tillë mbetet edhe në startin e pjesës së dytë. Por ndeshje ndryshon jo pak në minutën e 58, kur Doucoure ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes ndaj Kane.

 

Me një lojtar më shumë, spursat fituan metra dhe ia dolën të kalonin në avantazh 10 minuta më vonë me anë të një penalltie të kthyer në gol, nga i zakonshmi Harry Kane, për të cilin ishte goli i 24 sezonal.

 

Ndonëse me 1 lojtar më pak, të zotët e shtëpisë bënë një reagim të admirueshëm. Gyeje dhe Keane ishin të parët që tentuan barazimin.

 

Në ndihmë të Everton vjen edhe një gafë e Lukas Moura, i cili ndeshkohet më të kuq në minutën e 88.

 

Evertonit iu deshën vetëm 2 minuta për të përfituar nga ekuilibrat numerikë. Keane në hyrje të zonës goditi saktë, duke mposhtur Hugo LLoris e duke e mbyllur ndeshjen në barazim.

 

Tanimë janë tre ekipe në vendin e tretë të Premier League me nga 50 pikë, Njukasell, Totenham dhe Mançester United, garë shumë e forte për dy vendet e fundit që të çojnë në Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *