Kievi është kthyer gjatë këtyre ditëve ne kryeqendrën e opinionit futbollistik europian dhe më gjerë.

 

Kryeqyteti i Ukrainës do të mirëpresë këtë të shtunë finalen më të rëndësishme të vitit në futbollin e klubeve, UEFA Champions League.

 

Real Madrid dhe Liverpool përplasin brirët në një duel mes skuadrash ndër më të titulluarit në botë.

 

Madrilenët fitues të dy edicioneve të fundit dhe rekordmene me 13 trofe ne total si dhe Liverpul 5 herë fitues, i fundit ne 2005.

 

Vizion Plus dhe Tring do të përcjellin emocionet e finales së madhe me transmetime direkt nga Kievi, gjatë pas finales se shumëpritur të këtij sezoni.

 

Paneli i ndarë i gazetareve dhe analisteve i ndarë mes studiove në Tiranë dhe pjesës tjetër që do të transmetoje direkt nga Kievi do të ofrojnë një panoramë të plotë pasditen dhe mbrëmjen e kësaj të shtune.

 

Mbërritja e ekipeve 48 orë para sfidës e ka bërë edhe më të prekshme atmosferën e këtij dueli të madhe.

 

Real Madrid ishte skuadra e parë që mbërriti në Kiev dhe u vendos në hotel “Opera”, vend ku në 2012 u grumbullua edhe Spanja para finales se Europianit me Italinë, fituar nga iberikët.

 

Nga ana tjetër anglezet janë sistemuar në hotel “Interkontinental”, një ndër më luksozet e kryeqytetit ukrainas. Kryeqyteti i Ukrainës është pushtuar nga dhjetëra mije tifozë të mbërritur nga Spanja, Anglia dhe mbarë Europa por nuk kanë munguar edhe problemet.

 

Një pjesë e hoteleve vendase kane përfituar nga kërkesat e larta për akomodim dhe ka abuzuar duke shumëfishuar çmimet edhe për ata që kishin rezervuar para kohe çka ka bërë që më shumë se 1 mijë tifozë të Realit të kthejnë biletat e stadiumit mbrapsht në UEFA.

 

Kjo e fundit nuk ka vendosur ende çfarë do të bëjë me këto bileta edhe pse anglezet kanë bërë kërkesa që ti blejnë ato.

 

Masat e sigurisë janë shumë të larta, kjo edhe për të siguruar qetësi në Fan Zone-t e hapura enkas për këtë eveniment të madh futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *