Tri sfidat e radhës të vlefshme për fazën play off të Champions League u luajtën mbrëmjen e kësaj të mërkure.

 

Molde dhe Ferencvaros nuk arritën më shumë se një barazim 3-3 përballë njëra-tjetrës. Për kampionët e Hungarisë shënuan Franck Boli, Myrto Uzuni dhe Igor Kharatin. Ndërsa balancat për norvegjezët e Molde i vunë Leke James, Magnus Wolff Eikrem dhe Martin Ellingsen.

 

Nga ana tjetër, Gent dhe Dynamo Kiev u ndanë me rezultatin 1-2. Goli i parë u shënua nga Vladyslav Supriaga, që u dhuroi për pak çaste lumturi tifozëve të Dynamo Kiev. Por gjithçka u vu në baraspeshë me golin e Tim Kleindienst. Goditja e minutës së 79 nga Carlos De Pena ishte vendimtare për sfidën sepse vulosi rezultatin 1-2.

 

Kurse Omonia Nicosia nuk arriti të shënojë asnjë gol ndaj Olympiacos. Skuadrat u ndanë me njëra-tjetrën me rezultatin 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 69 nga Mathieu Valbuena. Ndërsa në minutën e 90 shënoi Youssef El Arabi

 

Të trija ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në Tring.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *