Uefa Champions League ka përcaktuar edhe 5 skuadrat e fundit te kualifikuara per ne fazën e grupeve nëpërmjet ndeshjeve te play-off. Ne takimet e kthimit te kësaj te mërkure, ne mbrëmje spikati disafata e thelle e Ajaksit ne Rusi kundër Rostov me rezultatin 4 me 1, një ndeshje e transmetuar ekskluzivisht ne Vizion Plus HD. Pas barazimit 1 me 1 ne takimin e pare ne Amsterdam Arena, ndeshja e kthimit ka qene nje katastrofe e vërtete për holandezet, qe tashme vetëm emri iu ka mbetur ne Evrope. Azmoun, Erokhin, Noboa dhe Poloz ishin autor golash për vendasit, ndërsa per Ajaksin ishte e kote penalltia e kthyer ne gol nga Klaasen. Ndërkohe, 4 takimet e tjera te play-off u transmetuan te gjitha ne Tring HD. Mançester City me shume lojtare te stolit ka bere detyrën edhe ne takimin e kthimit, duke mundur 1 me 0 rumunet e Steaua Bukuresht, pasi kishte fituar edhe ndeshjen e pare 5 me 0. Goli i vetëm për qytetaret u shënua nga Delph me koke. E njëjta rruge edhe per gjermanet e Borussia Mönchengladbach, te cilët pasi fituan 3 me 1 ne Zvicër takimin e pare, mposhten Young Boys 3 me 0 edhe ne fushën e tyre fale një triplete te Thorgan Hazard. Kualifikimin i merituar edhe për danezet e Kopenhagen, te cilët u mjaftuan me nje barazim 1 me 1 Ner Nikosia ndaj Apoel, për te kaluar me tej fale fitores 1 me 0 ne ndeshjen e pare. Ndeshja ne fakt ishte duke shkuar ne shtese pasi qipriotet kaluan ne avantazh ne fillim me ane te Sotiriu, por 4 minuta nga fundi Santander i ndihmuar nga gabimi trashanik i portierit vendas, shënoi golin e kualifikimit. E vetmja sfide e play-off-eve qe njohu shtesat ishte Salzburg vs Dynamo Zagreb. Pas barazimit 1 me 1 ne takimin e pare ne Kroaci edhe ndeshja e kthimit ne Austri ne kohe te rregullt përfundoi 1 me 1, por ne shtese Dynamo Zagreb fale golit te El Saudanit siguroi kualifikimin per ne 32 minutat e kontinentit. Shorti për fazën e grupeve do te hidhet kete pasdite ne orën 18:00 ne Montekarlo dhe do te transmetohet ne platformën Tring. Skuadrat janë te ndara ne 4 vazo nga ku do te dalin 8 grupe me 4 ekipe. Me siguri përplasjet e mëdha ne grupe, nuk do te mungojnë po te shohësh ndarjen e vazove teksa ne vazon e dyte janë skuadra te nivelit Atletik Madrid, Dortmund, Mançester City apo Arsenal, ndërsa ne vazon e trete ekipe si Totenham, PSV apo Borussia Mönchengladbach. Ne vazon e 4 skuadra per t’u pasur kujdes është Monako, por edhe Beshiktash dhe Celtic nuk mbeten pas. Si rregull ekipet nga i njëjti shtet, nuk përplasen ne fazën e grupeve. Ndeshjet e para te kësaj faze do te nisin me 13-14 shtator dhe do te transmetohen si zakonisht ne Tring dhe Vizion Plus ne cilësoi maksimale HD.