Gara për zonën champions vazhdon të mbetet objektivi që mban gjallë luftën sportive në kampionatin italian në këtë fund sezoni.

 

Napoli nuk e toleroi aspak Interin në “Diego Armando Maradona”, madje e mundi 3 me 1 duke koleksinuar një rekord. Skuadra e Spaletit ka fituar të paktën njëherë ndaj të 19 rivaleve të kampionatit italian në këtë sezon, kurorëzim i një edicioni vërtet të mrekullueshëm për kampionet e rinj të Serise A.

 

Interi që kishte rezistuar deri më tani, i është dorëzuar skuadrës vendase e cila e dominoi ndeshjen kundër zikalterve. Për tia bërë më të lehte Napolit mendoi Galjardini I cili pas dy të verdheve, la skuadrën e Inzagit me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë. Ndërkohe për të zhbllokuar rezultatin mendoi Anguisa në minuten e 67.

 

E megjithatë pavarësisht të qënit me një lojtar më pak, Interi barazoi me Lukakun pas një krosimi të Dimarkos. Mirëpo për të rikthyer avantazhin te vendasit mendoi kapiteni Di Lorenco me nnë gol fantastik 5 minuta nga fundi. Në minuten e  4shtese pati kohe edhe për golin e trete shënuar nga Gaetano. Tani Interi do ta luajë Championsin në shtëpi kundër Atalantes teksa aktualisht ndodhet në vendin e 4 me me dy pikë më shumë sesa Milan.

 

Objektiv i arritur thuajse për Lazion e cila edhe pse me shumë polemika fitoi minimalisht 1 me 0 në Friuli kundër Udineses me një 11-metersh. Goli u realizua në minutëne 61 nga Ciro Imobile. Tani kryeqytetasiut kanë 68 pikë dhe në dy takimet e fundit mund të mjaftohen me vetëm një fitore për të marrë zyrtarisht bileten për në champions për sezonin e ri. Të dyja takimet u transmentuan në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *