Liverpool ështe jashtë Uefa Champions League. Kampionet në fuqi te Europës u eleminuan nga Atletico Madrid ne nje ndeshje dramatike të zhvilluar ne Anfild Roud ku gjithcka ështe zgjidhur pas 120 minutave lojë.

 

Këtë herë tifozet e mrekullueshem anglez dhe dominimi absolut në 90 minutat e rregullta nuk i mjaftoi skuadrës se Klop për të shkuar më tej.

 

Holandezi Vajnaldum kaloi në avantazh te kuqtë në pjesen e pare. Më pas në të dytën ishte e gjitha një beteje mes Liverpool dhe portierit mik Oblak, fituar nga ky i fundit. Duke qenë se ndeshja e parë kishte përfunduar 1 me 0 për madrilenet.

 

Në shtese, anglezet shenuan shume shpejt golin e dytë me Firminon që do ti conte në cerekfinale. Mirëpo pak minuta më vone nje gabim i portierit rezerve Adrian i dha mundësi skuadrës se Simeones qe të shkurtonte diferencat e golave me anë të Jorentes, e jo vetem kaq. I njejti lojtar i dha fund shpresave të Liverpool me golin e barazimit shënuar nga distanca.

 

Goli i fitores 3 me 2 per Atletico madrid u realizua ne minutën  e120 nga Morata që coi në delir Simeonen dhe të gjithe madrilenet në Anfilld Roud.

 

Ndërkohë në duelin tjetër, PSG arriti të kualifikohej pasi fitoi ndeshjen kunder Borusia Dortmund 2 me 0.

 

Një sukses i merituar i francezeve që ishin mundur 2 me 1 në takimin e pare. Ndeshja u luajt ne një stadium pa tifozë për shkak të emergjencës nga koronavirusi.

 

Skuadra e Tuhel e zgjidhi ndeshjen qe në pjesen e pare kur i shënoi të dy golat. Fillimisht me anë të Nejmar në minutën e 28, e më pas me  Bernat në minuten e 43.

 

Edhe kjo sfide ashtu sikurse Liverpool vs Atletico Madrid u transmetuan në Tring Hd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *