Interi nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola në transfertën e Ukrainës përballë Shakhtar Donetsk. Edhe pse ka dominuar takimin përgjatë 90 minutave, zikaltërit nuk kanë arritur të shfrytëzojnë rastet e krijuara.

Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e dy pikëve, duke shënuar dy barazime në dy ndeshje të fazës së grupeve të Champions League.

Nga ana tjetër, kampionët në fuqi Bayern Munich ka arritur të fitojë me rezultatin 2 me 1 në Rusi përballë Lokomotivës së Moskës. Me këtë fitore, bavarezët arritën të merrnin fitoren e dytë në po kaq ndeshje, duke kryesuar grupin A.

Ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *