E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions League/ Interi fiton në “aktin” e parë, Asllani ul në stol Calhanoglu

Inter ka marrë një fitore të rëndësishme 0-2 në Holandë në Champions League, në ndeshjen e parë.

Pas një krosimi nga krahët, Thuram ia doli që të realizojë, me një lëvizje të bukur. Në fillimin e pjesës së dytë, Lautaro Martinez gjeti golin e qetësisë, me një gjuajtje nga brenda zonës.

Të besuarit e Inzaghit patën shansin për të thelluar shifrat, por Zielinski gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Titullar në këtë takim ishte edhe, Kristjan Asllani.

Vendasit provuan të rifuteshin në lojë, por e patën mjaft të vështirë, pasi prapavija kundërshtare ishte e pozicionuar mirë. Interi, shkon kështu në ndeshjen e kthimit mjaft komod.

Vazhdo të lexosh