Rezultati me surprize i takimeve te para te turit te trete eliminator te Uefa Champions League erdhi nga Holanda. Ne Amsterdam Arena, Ajaksi vendas nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 me Paokun e Selanikut, duke rrezikuar shume skualifikimin. Ne Amsterdam Arena te paret qe kaluan ne avantazh ishin greket me Campos ne minutën e 27, duke e mbyllur pjesën e pare ne favor te tyre. Por ne pjesën e dyte njeriu qe solli qetësinë per vendasit ishte Dolberg ne minutën e 58, një rezultat qe gjithsesi nuk i favorizon holandezet per ndeshjen e kthimit. Shaktar Donjeck hodhi nje hap te rendesishem drejt kualifikimit teksa mundi Jong Bojsin me rezultatin 2-0. Ukrainasit shënuan nga një gol ne çdo pjese. Fillimisht Bernard gjeti rrjetën ne minutën e 27, ndërsa Seleznev vulosi rezultatin 15 minuta nga fundi i takimit. Surpriza e vitit te kaluar ne rusi Rostov barazoi 2-2 ne takimin e pare kundër Anderleht. Dy here kaluan ne avantazh belget me Hani dhe Tilemans, por ne te rastet ruset arritën te barazojnë me Ezatolahi dhe Poloz. Ne takimet e tjera dinamo Zagreb – Dinamo Tbilisi 2-0, viktoria Plzen – Qarabag 0-0, Sparta Praga – Steaua 1-1, Ludogorec – Crvena Zvezda 2-2 dhe Bate-Borisov – Dundalk 1-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *