Mbrëmja e së martës dhuroi sërish të tjera emocione dhe spektakël me ndeshjet e parafundit të fazës së grupeve të uefa champions league.

 

Padyshim vëmendja me e madhe ishte përqendruar ne grupin B, ku Interi ka arritur të marrë një fitore në transfertë ndaj Munchengladbach, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën tjetër.

 

Zikaltërit e nisën me vrull takimin dhe gjetlën të parët golin me anë të Darmian në minutën  e 17. Por kundërpërgjigja e gjermanëve erdhi ne fund të pjesës së parë me anë të Alassane Plea. Në fraksionin  e dytë të lojës ekipi i Contes iu fal dy golave të Romelu Lukakut përkatësisht në minutat 64 dhe 73 të takimit. Borussia ngushtoi diferencën serish me anë të Plea por nuk arriti të gjejë më pas golin e barazimit. Në këtë mënyrë, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-3 në favor të italianëve.

 

Në takimin tjetër të këtij grupi Reali i ka komplikuar më shumë punët e kualifikimit pas humbjes 2-0 ndaj Shakhtar Donetsk në Ukrainë. Tashmë dy ekipet që do të kalojnë në fazën tjetër do të përcaktohen në ndeshjet e fundit.

 

Në grupin A, Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Bayernin, me gjermanët tashmë të kualifikuar në fazën tjetër.  Për spanjollët shënoi  Joao Felix, ndërsa për gjermanët Thomas Muller. Një rezultat ky që shtyn planet për kualifikim më tej te ekipit të Simeones në ndeshjen e fundit. Në takimin tjetër Salzburg fitoi 3-1 në transfertë ndaj Lokomotiv Moscoë.

 

Në Grupin C, Porto dhe Machester City,dy ekipe të kualifkuara tashmë për në fazën tjetër, kanë mbyllur takimin në një barazim pa gola. Ndërkohë Marseille ka mposhtur në shtëpi 2-1 grekët e Olympiacos.

 

Ndërsa në grupin D, Liverpool ka mposhtur në shtëpi Ajaxin  me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar kështu në fazën tjetër. Për golin e fitores mendoi Curtis Jones në minutën e 58. Në anën tjetër Atalanta e gjimshitit u ndal në barazim 1-1 me Midtjylland.

Në këtë mënyrë ekipit të Gasperinit i mjafton një barazim përballë Ajaxit në transfertë për tu kualifikuar më tej. Ndeshjet  e djeshme u transmetuan në platformën Tring.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *